Dhjetë kështjellat më përrallore në botë (FOTO)

31 Korrik, 2021 - 1:58 pm

Nuk janë vetëm aristokratët apo pasanikët ata që jetojnë apo dëshirojnë të jetojnë në kështjella. Një jetë të tillë e ëndrrojnë edhe shumë njerëz të thjeshtë por, ata dorëzohen sapo të kuptojnë se çfarë pasurie dhe angazhimi kërkohet për realizimin e një dëshire të tillë.

Fatbardhësisht, jo të gjithë…
Fotografitë që do t’ua prezantojmë në vijim janë kështjellat që janë punuar nga individët, të cilët – për ndërtimin e ‘ëndrrës së tyre’ – shumë rrallë ose fare pak kanë marrë ndihmë nga familjarët, të huajt, apo dhe vullnetarët.

Kështjella Bishop gjendet në Colorado City, në shtetin federal amerikan Colorado. Ajo është ndërtuar nga Jim Bishop, ndërsa punimet kishin filluar në vitin 1969.

10 kështjellat përrallore

Kështjella Mystery ndodhet në afërsi të Phoenix, në Arizonë. Ajo është ndërtuar nga Boyce Luther Gulley – gjatë viteve të 30-ta dhe 40-ta të shekullit të kaluar – për të bijën e tij. Për ndërtimin e saj Gulley kishte shfrytëzuar shtyllat e telefonit, gurët, pjesët e makinave dhe madje çdo lloj mbeturinash që kishte gjetur.

10 kështjellat përrallore

Kështjella e Shrekut dhe Fionas ndodhet në Akimova në Ukrainë. Ka një sipërfaqe prej 300 metrash katrorë – ndërsa brenda saj gjenden tri hapësira të mëdha qëndrimi – një dhomë gjumi dhe një kuzhinë e madhe.

10 kështjellat përrallore

Në Szekesfehervar të Hungarisë ndodhet kështjella Bory, të cilën, me ndihmën e studentëve të tij, në vitet 1923 – 1959, e kishte ndërtuar arkitekti Jeno Bory.

10 kështjellat përrallore

Kështjella e Solomonit në Florida është ndërtuar në vitin 1974 nga Howard Solomon. Ky objekt posedon tre kate dhe është ndërtuar nga pllakat shtypëse të aluminit, të cilat në atë kohë i kishte hedhur në mbeturina një agjenci e lajmeve.

10 kështjellat përrallore

Kështjella Gillette ndodhet në Hadlyme të Connecticut, ndërsa është dizajnuar nga aktori amerikan William Gillette. Kjo kështjellë njihet për sistemin e pasqyrave të fshehura.

10 kështjellat përrallore

Në Ontario në Kanada mund të shihni kështjellën Midlothian, të cilin në vitet e 70 e kishte ndërtuar mësuesi kanadez Peter Camani. Brenda kështjellës gjendet mbi 100 skulptura – ‘kokat që bërtasin’.

10 kështjellat përrallore

Postieri francez, Ferdinand Cheval, kështjellën Le Palais Ideal e ka ndërtuar për më shumë se 30 vjet. Ndërtimi i kësaj kështjelle kishte filluar në prill të vitit 1879. Cheval kishte filluar të ndërtonte kështjellën kur e kishte gjetur një gurë me formë interesante.

10 kështjellat përrallore

Kështjella e Robert Fidlerit, në afërsi të Londrës, është ndërtuar në vitet 1998-2002, pa lejen e askujt. Familja pronare e kësaj kështjelle e kishte fshehur atë me ndihmën e stoqeve të sanës, të larta 12 metra – ndërsa aty brenda ishin vendosur fshehtazi dhe kishin jetuar deri në vitin 2006, kur kishin dalë në publik.

10 kështjellat përrallore

Kështjella Tarodi, ndodhet në afërsi të Sopronit në Hungari, ndërsa atë e kishte ndërtuar – që nga viti 1959 e deri në vitin 2010, kur edhe kishte vdekur – Stephen Tarodi. Ai kishte jetuar në njërën kullë të kështjellës që nga viti 1970. / KultPlus.com

10 kështjellat përrallore

Të ngjajshme