Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare pjesë e panairit “Share Athens 2022”

13 Maj, 2022 - 4:10 pm

Ka nisur ditën e djeshme në Athinë edicionit i katër i panairit më të madh të arkitekturës dhe inxhinierisë “Share Athens 2022”. Një aktivitet i organizuar çdo vit nga “SHARE Architects” dhe “Instituti Helen i Arkitekturës” për të treguar arritjet dhe përsosmëritë në arkitekturë.

Pjesëmarrës edhe këtë vit janë arkitektë me projekte të jashtëzakonshme të ndërtuara vitin e kaluar dhe liderët ndërkombëtarë në inovacionin dhe teknologjitë e ndërtimit.

Mes tyre emrave më të njohur të fushës së ftuar  në këtë edicion është edhe anëtari i Kryesisë së Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Panagiotis K. Rumis themelues dhe drejtues i “Rumming ECH”.

Si një sipërmarrës kreativ pas përfundimit të studimeve për Inxhinieri Ndërtimi në Athinë në vitin 2012 ka krijuar kompaninë e tij RUMMING ECH po në Athinë. Një kompani e cila po zgjerohet me shpejtësi në industrinë e ndërtimit, duke qenë në funksion të klientëve për të gjetur zgjidhjen që kërkojnë, në materiale apo metodologji të reja, të sigurta dhe të pakufishme për sa i përket kufirit gjeografik ose mbulimit të aktivitetit të biznesit.

Aktualisht kompania është zhvilluar në Greqi, në Shqipëri, në Kosovë dhe në Itali me filialet e tyre RCON-AL dhe AHT HEATING – Ballkan, duke pasur në portofolin e tyre disa projekte të rëndësishme.

“SHARE Athens Forum” ofron informacionin dhe njohuritë më të fundit, si dhe mundësinë për rrjetëzim profesional në nivelin më të lartë.

Tema e këtij edicioni janë projekte të mëdha në shkallë të gjerë dhe ndërtesa komplekse. / Diaspora shqiptare / KultPlus.com

Të ngjajshme