Dialogu Kosovë-Serbi, Shqipëria nuk mbështet deklaratën e Borrell: Përgjegjësia e asaj që ndodhi nuk qëndron te Kosova

27 Shtator, 2023 - 1:37 pm

Shqipëria nuk ka dalë në mbështetje të deklaratës së BE për dialogun Kosovë-Serbi, të bërë nga shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrel më 19 shtator.

Gjatë ditës së sotme, mediat raportuan se “Shqipëria nuk mbështet Deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë në emër të Bashkimit Evropian, në lidhje me Dialogun Kosovë-Serbi, të datës 19 shtator 2023”.

Referuar burimeve diplomatike, Shqipëria nuk është linjëzuar të martën me deklaratën, e cila është hartuar nga BE dhe për të cilën i është kërkuar mbështetja vendeve anëtare përpara aktit kriminal, ku humbi jetën një efektiv i Policisë së Kosovës.

Burimet bëjnë me dije se arsyeja e këtij qëndrimi është fakti se për Shqipërinë, përgjegjësia e asaj që ka ndodhur nuk qëndron te Kosova.

Për Shqipërinë, qëndrimet në këtë deklaratë nuk janë të përshtatshme për situatën aktuale, ku përgjegjësia është e qartë dhe nuk qëndron tek Kosova dhe përfaqësuesit e saj. / atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme