Diaspora shqiptare në Argjentinë prezanton kulturën kombëtare

20 Nëntor, 2019 - 10:30 pm

Diaspora shqiptare në Argjentinë prezanton kulturën shqiptare, njofton Ministri i Shtetit dhe Diasporës në Shqipëri, Pandeli Majko, shkruan KultPlus.com

“Diaspora shqiptare në Argjentinë prezanton kulturën shqiptare. Grupi i të rinjve “Bashkimi” i komunitetit shqiptar në Berisso mori pjesë në edicionin e 14 të takimit kolektiv të organizuar për këtë vit në qytetin argjentinas Lobería”.

Majko, ka treguar specifikisht edhe për elementet kombëtare që janë prezantuar atje.

“Në këtë manifestim përveç himnit tonë kombëtar u prezantuan edhe elementë të tjerë të folklorit shqiptar. Pjesë e këtij manifestimi dy ditor ishin edhe përfaqësuesit e komuniteteve të tjera si atij bullgar dhe sllovakë që po ashtu prezantuan kulturën e vendit të tyre”, ka shkruar Majko në Facebook.

Të ngjajshme