Digjitalizohen dy libra shkollorë

26 Gusht, 2020 - 11:39 am

Pandemia ka shkaktuar mësimin online, mirëpo edhe librat shkollorë kanë filluar të ndjekin rrugën e digjitalizimit. Faqja “Mësuesit kosovarë” bëjnë të ditur për formën online të librave “Gjuha Shqipe 11” dhe “Letërsia 11”.

Njoftimi i Mësuesit kosovarë:

Tekstet “Gjuha shqipe 11” dhe “Letërsia 11” janë të digjitalizuara tashmë dhe mund të shkarkohen prej mësuesve dhe nxënësve!

Teksti i digjitalizuar krijon mundësinë që të shpjegohet apo të mësohet në mënyrë interaktive. Ai përmban dije shtesë, që përcillen përmes videove, audiove, fotove dhe lehtëson kryerjen e detyrave, të ushtrimeve, të testeve me anë të plotësimeve, nënvizimeve e
mbajtjes së shënimeve.

Librin elektronik ju mund ta shkarkoni në
kompjuter përmes kodit përkatës të secilit libër.

Linku për shkarkimin e librit:
https://albas.al/botime/liber-mesuesi-per-tekstin-shkollor-gjuhe-shqipe-dhe-letersi-10-kosove-2/

Të fundit

Të ngjajshme