Dioqeza Prishtinë-Prizren me akademi falënderuese për Shqipërinë

14 Janar, 2020 - 11:10 am

Dioqeza Prishtinë-Prizren ka bërë të ditur se me 18 janar do të mbajë një Akademi Solemne në nderim të kontributit të Shqipërisë për kosovarët e strehuar atje më 1999.

“Ishte momenti kur Shqipëria hapi kufijtë, angazhoi institucionet dhe vuri tërë kapacitetin shtetëror, por edhe shqiptarët në tërësi hapen zemrat, shtëpitë e tyre dhe ndihmuan në shumë forma tjera, me të cilat e shprehën dashurinë, bujarinë dhe mikpritjen për bashkëkombësit e tyre nga Kosova, të cilët dëboheshin dhunshëm nga shtëpitë e tyre”, thuhet në njoftimin e Dioqezës. / KultPlus.com

Të ngjajshme