‘Disney’ thotë se greva mund të ndalojë prodhimin e filmave të animuar

13 Tetor, 2023 - 6:59 pm

Një krijuese e lartë e Disney ka paralajmëruar se greva e aktorëve mund të ndalojë prodhimin e animacionit më vonë këtë vit.

Jennifer Lee, drejtoresha kreative e “Walt Disney Animation Studios”, ka qenë në gjendje t’i “vazhdojë gjërat” deri tani.

Por sindikata e aktorëve, anëtarë të së cilës është edhe bashkëshorti i saj, aktori Alfred Molina, është në grevë prej afro tre muajsh.

Lee i tha BBC-së se ka kohë “ndoshta deri në fund të vitit” përpara se të ndihen efektet për filmat e saj.

Lee fitoi një Oscar për regjinë e filmit të animuar jashtëzakonisht të popullarizuar “Frozen”, të cilin ajo gjithashtu e shkroi.

Ajo thotë se beson se do të ketë “një marrëveshje të drejtë” që do të zgjidhë grevën sepse “jemi të gjithë të bashkuar”. /KultPlus.com

Të ngjajshme