Distancimi social në Amerikë mund të vazhdojë deri në vitin 2022

15 Prill, 2020 - 3:16 pm

Ka shumë mundësi që Amerikës do t’i duhet të durojë masat strikte të distancimit social deri në 2022-in. Rregulla të tipit; qëndro në shtëpi, mbyllja e shkollave dhe qëndrimi larg me njëri-tjetrin do të zgjasin për vite me radhë, derisa vaksina të jetë gati.

Ky përfundim u arrit pas një studimi të bërë nga Harvard-i, i publikuar në gazetën Science pak ditë më parë. Ky studim bie ndesh me atë që thotë Shtëpia e Bardhë, se virusi mund të ndalojë gjatë verës.

Ekipi i studiuesëve të Harvard-it, përdorën çfarë dihet deri më tani për Covid-19 dhe koronaviruset e tjera, për të krijuar skenare të mundshme rreth kësaj pandemie.

“Distancimi social do të jetë diçka që do të vazhdojë deri në 2022 nëse nuk gjendet një vaksinë apo një ilaç i mirë që ky virus të trajtohet. Edhe në rast se virusi zhduket, duhet të jemi vigjilentë për ta vëzhguar sepse ka shumë mundësi të ringjallet dhe një situatë  e tillë mund të vazhdojë deri në 2024-ën.

Ata thonë se nëse është distancimi masa e zgjedhur për ta mbajtur larg virusin, kjo do të duhet të ndiqet për vite me radhë. Diçka e tillë përveç të tjerave ka pasoja të thella negative në ekonomi, shoqëri dhe edukim.

Shpresa e studiuesëve është të gjejnë sa më parë trajektoren e kësaj pandemie dhe më pas të identifikojnë mënyra për ta luftuar ose për ta mbajtur nën kontrroll.

Tani për tani, si masën më të fuqishme kundër kësaj lufte ata konsiderojnë izolimin dhe distancimin social. /KultPlus.com

Të ngjajshme