Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

3 Maj, 2022 - 10:38 am

3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Kjo ditë shënohet që nga viti 1993 e vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e cila shërben për t’ua përkujtuar qeverive nevojën e respektimit të përkushtimit të tyre për lirinë e shtypit dhe po ashtu është një ditë reflektimi në mesin e profesionistëve të mediave për lirinë e shtypit dhe etikën profesionale, shkruan KultPlus.

Sipas organizatës “Reporterët pa Kufij” mbi gjendjen e lirisë së mediave për vitin 2021, Kosova ka shënuar përparim sa i përket lirisë së mediave.

Në këtë indeks, Kosova sivjet radhitet në pozitën e 61-të, në krahasim me pozitën e 78-të, që ka mbajtur në vitin 2021.

Me rastin e shënimit të kësaj dite, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) do të mbajë sot një konferencë për media. (Para Qeverisë së Kosovës, ora 11:00)

3 maji është po ashtu dita e përkujtimit të atyre gazetarëve që e kanë humbur jetën në ndjekje të së vërtetës dhe raportimit profesional. / KultPlus.com

Fotografia: Alliance/EPA/N. c. Naing

Të ngjajshme