Dita e Dizajnit Italian në Kosovë, forum me studentë në Fakultetin e Arkitekturës

15 Mars, 2023 - 4:00 pm

Me rastin e Ditës së Dizajnit Italian 2023, Ambasada e Italisë në Kosovë dhe Universiteti i Prishtinës ”Hasan Prishtina”, do të organizojnë një tryezë të rrumbullakët me studentë nga Fakultetet e Arkitekturës dhe Inxhinierisë, bashkërisht me përfaqësues të profesionistëve të fushës. Në bashkëbisedim me ta për recensionin e këtij viti — “Cilësia që ndriçon – Energjia e dizajnit për njerëzit dhe mjedisin” — do të kemi Matilde Cassani, arkitekte, dizajnere dhe ligjëruese në “Akademinë e Re të Arteve të Bukura” (ARAB) Milano, qyteti ku ajo jeton e punon dhe “Architectural Association School” (AA School) në Londër.

Ngjarja do të mbahet të enjten, 16 mars, në orën 16:00, në sallën “Modellarium” Fakulteti i Arkitekturës në Prishtinë (Rr. Arkitekt Karl Gega, nr. 1). Përveç dizajnerës italiane, folës do të jenë edhe Ambasadori, Antonello De Riu, kryetari i Prishtinës, njëherit arkitekt, Përparim Rama, si dhe dekanja e këtij Fakulteti, Violeta Nushi.

Ambasadori De Riu thotë se: “Tema e Ditës së Dizajnit Italian, ku do të reflektojmë së bashku me studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë dhe arkitekten tonë nga Milano, synon të trajtojë çështje me ndikim të madh për të ardhmen e planetit. Ajnshtajni pohonte se krijimtaria lind nga ankthi, ashtu siç lind dita nga nata e errët dhe se në kohë krize shfaqen krijimtaria, zbulimet dhe strategjitë e mëdha. Si i tillë, dizajni italian, me energjinë e vet mendore dhe produktive, dëshiron të ndihmojë në sjelljen e dritës në kohë kur hija duket se po mbizotëron, dhe këtë e bën me mjetet që ka zotëruar gjithmonë: cilësinë, jo të nënkuptuar si luks, por si faktor inovacioni, zhvillimi të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm. Cilësia italiane, gjurmët e së cilës gjenden gjithnjë e më shumë edhe në Kosovë, falë kontributit të akademisë dhe dinamizmit të sipërmarrësve të shumtë vendas, veçanërisht në veçanërisht në sektorin e mobiljeve”.

Për arkitekten Cassani, që ka realizuar ekspozita të ndryshme në Trienalen e Milanos, në Bienalen e Venecias dhe “Storefront for Art and Architecture” në Nju Jork, “qyteti është një vazhdimësi hapësirash të brendshme, të ndërtuara dhe të mobiluara për të pranuar të gjitha ritualet njerëzore dhe jo njerëzore”. Ajo do të prezantojë para studentëve kosovarë hulumtimin e saj për ndërveprimin mes kulturës dhe arkitekturës, qëllimin e saj për të svogëluar kompleksitetin dhe duke u lidhur në temën e tryezës së rrumbullakët “për energjinë që është baza e procesit të prodhimit, e cila duhet të jetë e qëndrueshme, inovative dhe të kombinojë funksionalitetin dhe mirëqenien”.

Krahas eventit të organizuar nga Fakulteti i Arkitekturës, me rastin e Ditës Italiane të Dizajnit 2023, janë planifikuar deri më 19 mars një sërë aktivitetesh promovuese të “Made in Italy”, organizuar nga Agjencia Italiane e Tregtisë (ITA/ICE). Në kalendar janë paraparë ekspozita dhe zbritje speciale në 25 pika shitjeje në qytete të ndryshme të Kosovës (Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë) me aktivitete të drejtpërdrejta marketingu drejt konsumatorit për të lehtësuar lansimin e markave dhe produkteve të reja italiane, veçanërisht në kanalet vendorë të shpërndarjes në shkallë të gjerë.

Në kuadër të Ditës Italiane të Dizajnit parashihet pjesëmarrja e arkitektes Simonetta Cenci, nga studio “Partner Ateliers Alfonso Femia” nga Gjenova e cila do të jetë e pranishme në konferencën ndërkombëtare të arkitekturës SHARE që do të mbahet më 10 mars, në Prishtinë. Prania e arkitektes Cenci mbështetet nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë.

Dita e Dizajnit Italian përfshin edhe pjesëmarrjen e arkitektes Simonetta Cenci, e studios gjenoveze Partner Ateliers Alfonso Femia, në skenën e Prishtinës të konferencës ndërkombëtare të arkitekturës SHARE të planifikuar për 10 mars. Prania e arkitektit Cenci është mbështetur nga Instituti Italian i Kulturës së Tiranës.

Dita e Dizajnit Italian është edicion temaik il lansuar nga Ministria e Punëve të Jashtme italiane në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës. Përbëhet nga një program i gjërë ngjarjesh promovuese në mbarë botën, krijuar nga rrjeti i Ambasadave, Konsullatave, Instituteve italiane të Kulurës dhe Zyrave të Tregtisë: çdo vit, sidomos për këtë rast, mbi njëqind testimonial bëhen rrëfyes të dizajnit dhe krijimtarisë së vendit. Edicioni ka zënë vend si një mjet efektiv i mbështetjes dhe promovimit të dizajnit dhe ndërkombëtarizimit të një sektori strategjik industrial për eksportin italian, si dhe nxitjen e komponentit arsimor-trajnues, duke favorizuar ndërveprimin e sistemit të arsimit të lartë – i përbërë kryesisht nga akademi, universitete dhe institute të specializuara – me komunitete të huaja krijuese për të promovuar ofertën e trajnimit në Itali në fushat e dizajnit dhe industrive krijuese për rritjen e talenteve të reja dhe profesionalizmit. / KultPlus.com

Të ngjajshme