Dita e shtegtarëve, festa në Lezhë në nder të emigrantëve

16 Gusht, 2023 - 11:21 pm

Çdo 15 gusht, emigrantët lezhjanë mblidhen në sheshin “Gjergj Kastrioti”.

Prej vitit 2006, në vlerësim të sakrificës së tyre, kontributit që i kanë dhënë qytetit dhe transmetimit të vlerave më të larta në vendet ku ata punojnë e jetojnë, në këtë datë atyre u dedikohet e gjithë vëmendja. Dita e shtegtarëve, një moment kujtese për të gjithë emigrantët, tashmë është kthyer në traditë për qytetin e Lezhës.

Si asnjëherë tjetër të gjitha rrugët u bllokuan dhe sheshi pati mijëra njerëz ku shijuan performancën dy artistëve Ledri Vula dhe Ardit Çuni.

15 gushti shënoi dhe përmbylljen e dy javëve aktivitete që janë mbajtur çdo natë në shesh duke mbledhur mijëra qytetarë, vizitorë dhe emigrantë./KultPlus.com

Të ngjajshme