8 Maj, 2025 - 6:15 pm
Më 8 maj të vitit 1948, u festua për herë të parë Dita Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq.
Në Shqipëri, Kryqi i Kuq përbën shoqatën më të vjetër humanitare, e themeluar më 4 tetor të vitit 1921.
Kjo shoqatë u njoh zyrtarisht prej Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në vitin 1923.
Vetëm pak janë në dijeni të faktit se, kryetari i Kryqit të Kuq ka qenë Ahmet Zogu, i cili pas pak vitesh do të bëhej mbret./KultPlus.com