займ на карту онлайн потребительский кредит

Dita Ndërkombëtare për eleminimin e dhunës seksuale në konflikt

19 Qershor, 2020 - 10:20 am

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 19 qershorin e çdo viti Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për t’i dhënë fund dhunës seksuale që lidhen me konfliktin, për të nderuar viktimat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale në të gjithë botën, si dhe për të zhvilluar programe për avancimin e gjendjes të të mbijetuarve.

Dhuna seksuale në Kosovë përkufizohet si “ akt i vullnetshëm i fuqisë fizike , si kërcënim ose e aplikuar, kundrejt një tjetri, personi ose komuniteti duke pasur me qëllim rezultatet ose mundësi në dëmtime, vdekje, pasoja psikologjike dhe keqzhvillim. Ajo nënkupton forcimin ose manipulimin e një personi për kryerjen e aktiviteve seksuale pa dëshirë dhe pa pëlqim.

Dhuna seksuale ndaj grave është pjesë e të gjitha kulturave të dominuara nga burrat. Për shkak të pozitës së nënshtruar të gruas në shoqëri, siguria e grave paraqet një shqetësim të veçantë, pasi që dhuna ndaj grave dhe vajzave është një fenomen i përhapur global. Viktima të dhunës seksuale janë edhe grate në Kosovë sidomos gjatë luftës së fundit të saj në vitet 1998/99. / KultPlus.com

Të ngjajshme