7 Shtator, 2025 - 1:37 pm
Me Qendrën Kulturore për Fëmijë, vijojnë ditët e hapura për grupmoshat 7-15 vjeç që duan të ndjekin kurset e artit dhe të zbulojnë talentin e tyre në: balet, pikturë, aktrim, kanto, kostumografi, skenografi, piano, etj.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale theksoi se gjatë seancave këshilluese, prindërit dhe fëmijët do të informohen mbi oraret, vendet, specifikat e kurseve dhe madje do të kenë mundësinë të propozojnë edhe kurse të reja për vitin në vijim!
“Mos e humbisni këtë mundësi të artë! Nga QKKF-ja dalin talentet që sot na përfaqësojnë me dinjitet në konkurse kombëtare e ndërkombëtare!”, shkruan Gonxhja.
Sesionet këshilluese zhvillohen në Teatrin e Kukullave, sheshi “Austria”, Dhoma Blu./atsh/KultPlus.com