Dixhitalizohen fotografitë e Vangjush Mios, paraqesin Shqipërinë e viteve 30′

4 Janar, 2024 - 6:10 pm

Kur themi Vangjush Mio, vetvetiu mendja na shkon tek piktura dhe fare pak emrin e tij e lidhim me fotografinë.

Por së fundmi, dixhitalizimi i 450 negativëve të shkrepura nga ai gjatë vitetve ’30-‘40, ekspozohen për herë të parë e na prezantojnë një anë tjetër të impersionistit të parë shqiptarë.

Ministria e Kulturës dhe “Fototeka” prezantuan këtë porjekt që automatikisht ruan në të njëjtën kohë fondin fotografik të piktorit dhe zbulon për publikun e gjerë pamjen e Shqipërisë së atyre viteve.

Nga këtu kuptojmë që piktura dhe fotografia nuk ka qëndruar ndarazi në jetën e artistit. Ai ka përdorur shpesh herë fotografinë si lëndë të parë për skicat dhe tablotë e tij.

Në objektivin e Mios janë fiksuar banesat karakteristike, objektet e kultit që tani nuk janë më, skena baritore dhe fshatrat e Juglindjes, si dhe peisazhet e veçanta të Korçës, Pogradecit, Elbasanit, Krujës, Durrësit e Vlorës./TvKlan/KultPlus.com

Të ngjajshme