Dizajnerja Agnesa Elshani me dhuratë të veçantë për stafin e Infektives

29 Maj, 2020 - 4:30 pm

Botës kreative i është shtuar edhe një dizajnere kosovare dhe ajo është Agnesa Elshani.

Elshani, dizajnere e studios “P’rralla”, ka përgatitur dhuratë për stafin e Klinikës Infektive të QKUK-së.

Ajo ka thënë për klankosova.tv se kjo dhuratë është bërë në shenjë falënderimi për punën e stafit të Infektives gjatë kohës së pandemisë Covid-19.

“Ëmbëlsirë që të ju ëmbëlsojmë pak këto kohë të hidhura, në shoqërinë e luleborave të cilat përveç hijeshisë së tyre të pakundërshtueshme, njihen dhe si bimë jashtëzakonisht terapeutike, lule të cilat mbjellja e tyre është një traditë që ka vazhduar në trojet shqiptare prej shumë vitesh”.

“Që t’u kujtojmë të gjithë mantelbardhëve anë e mbanë se nga distanca ju dërgojmë shumë përqafime për kontributin në luftën kundër pandemisë Covid-19, i bashkangjesim dhe një ilustrim minimal nga p’rralla”.

“Duke dhuruar dhe kartolinën unike me mesazhin se lulet gjithmonë na kujtojnë përse shiu ishte aq i nevojshëm”, ka thënë Elshani.

Sipas saj lulebora që ka dhuruar simbolizon pastërtinë dhe qysh në kohë të lashta është përdorur si bimë terapeutike për kurimin e infeksioneve të ndryshme.

Të ngjajshme