Dr. Howard Kelly dhe historia e gotës me qumësht

23 Korrik, 2019 - 1:26 pm

Historia e Dr. Howard Kelly

Një ditë një djalosh i varfër që shiste gjësende derë më derë për të paguar shkollimin e tij, pa se nuk kishte të holla e ishte shume i uritur. 

Vendosi që të kërkonte diçka për të ngrëne në shtëpinë e radhës ku trokiti për të shitur diçka. Megjithatë ai humbi fuqinë dhe kur në derë u lajmërua një zonjë ai në vend të ushqimit kërkoi një gotë qumësht. Asaj ia mori mendja se ai mund të jetë shumë i uritur dhe i solli një gotë të madhe me qumësht. Ai e piu ngadalë dhe e pyeti:
– “Sa ju kam borxh?”
– “Nuk më ke borxh asgjë” ia ktheu ajo “nëna na ka mësuar që kur të bëjmë mirë të mos marrim asnjë para”
– Ai ia ktheu “Atëherë të falënderoj nga zemra”.

Kur Howard Kelli (djaloshi i varfër) u largua nga ajo shtëpi jo vetëm që u ndje më i fuqishëm fizikisht por besimi i tij në Zot dhe në njeri ishte edhe më i fuqishëm. Deri në atë moment ai qe në gjendje të hiqte dorë nga gjithçka.


Disa vite më vonë ajo grua u sëmur rëndë. Mjekët lokal nuk kishin shpresë se ajo do të shpëtonte, dhe më në fund e dërguan në qytetin e madh ku u mblodhën shumë specialistë që të studiojnë sëmundjen e saj të rrallë. Për konsultime ishte thirrur Dr. Howard Kelly. Kur ai dëgjoi emrin e qytetit se nga ishte ajo grua, një shkëlqim i çuditshëm shkëlqeu sytë e tij. Përnjëherë u ngrit dhe duke vrapuar shkoi në dhomën e saj ku ishte e shtrirë. I veshur me mantelin e tij të bardhë hyri ta vizitojë atë. E njohu sapo e pa. U kthye në dhomën e konsultimeve i vendosur që të bëjë gjithçka që ta shpëtojë jetën e saj.

Që nga ajo ditë u dha vetëm pas atij rasti.

Pas peripecive të gjata, beteja u fitua. Dr. Kelly kërkoi nga zyra e biznesit që t’i dërgojnë atij faturën për aprovim. Ai e shikoi njëherë, e pastaj shkroi diçka në fund të faturës dhe iu tha qe t’ia dërgojnë në dhomën e saj. Ajo kishte frikë ta hapte sepse e dinte se do t’i duhej që gjatë tërë jetës së saj të paguante për atë faturë. Më në fund e hapi, dhe diçka e tërhoqi vëmendjen e saj, në fund të faturës ajo i lexoi:
“E paguar me një gotë qumësht”

Lotët e gazimit nuk pushonin nga sytë e saj dhe zemra e saj e shoshte vetëm një lutje: Faleminderit o Zot që dashurinë tënde e përhap përmes zemrave dhe duarve të njerëzve”.

(E nënshkruar)
Dr. Howard Kelly.

Bazuar në historinë e vërtet të Dr. Howard Kelly (1858 – 1943). / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme