Drejtori i Policisë me video: Kështu grupi terrorist bënte ushtrime taktike operative për sulme

1 Tetor, 2023 - 4:23 pm

Pamje të reja që paraqesin përgatitjet e anëtarëve të grupit terrorist të udhëhequr nga Milan Radoiçiq u prezantuan sot në një konferencë për media nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha.

Pamjet u siguruan nga dronët që Policia i konfiskoi pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit. Në pamje, përfshihen regjistrime që nga 2 shtatori, ku grupi terrorist po stërvitej në Kopaonik, raporton Gazeta Express.

Më 2 shtatror, drejtori i Policisë tha se kishin bërë “testimet e veshjeve”.

“Një tentativë për të përdorur pajisje të veçanta për të mos vërehen nga dylbitë dhe kamerat e dronëve”, tha ai.

Më tej, Hoxha tregoi se pamjet tregojnë edhe “ushtrime taktike operative për sulme”.

“Ndahen në disa grupe dhe në drejtime të ndryshmne, janë të pajisur me armë të gjata. Grupi simulon sulmin dhe simulohen po ashtu edhe plagosjet e anëtarëve të grupit terrorist”, tha ndër tjerash drejtori i Policisë.

Ai tha gjithashtu se në videot e siguruara shihen 2 mjete të blinduara të Serbisë “të cilat janë në posedim të forcave ushtarake dhe forcave speciale të Serbisë”.

Hoxha tha se “plani është përgatitur ashtu që për çdo sulm ka pasur armatim të veçantë, special dhe njerëz të trajnuar e ekspertë ushtarakë”./GazetaExpress/KultPlus.com

Të ngjajshme