Dua Lipa e bën webfaqen e saj zyrtare në Kosovë

30 Korrik, 2020 - 8:57 pm

Pop ylli botëror, Dua Lipa, është duke thyer rekorde me albumin e saj më të ri, Future Nostalgia, i cili ka marrë kritikat më pozitive nga të gjitha anët.

Dhe pikërisht për ta bërë promovimin global të albumit të ri, menaxhmenti i Duës ka ftuar kompani të ndryshme të bëjnë propozime kreative për krijimin e webfaqes së re për albumin e këngëtares.

Mirëpo fakti interesant në këtë proces është se uebfaqja e re https://dualipa.com është zgjedhur për t’u bërë në Prishtinë, nga ekipi i agjencisë së marketingut Republika Communications, e cila edhe pse është agjenci e themeluar nga Dukagjin Lipa, ishte propozimi fitues në mesin e propozimeve të shumta që janë bërë nga kompanitë e ndryshme nga Britania dhe SHBA-të.

Momentalisht, Dua Lipa është artistja më e dëgjuar femër në botë në Spotify. Pak ditë më parë Dua ka thyer një tjetër rekord duke u bërë artistja e parë femër me 4 këngë me mbi 1 miliard dëgjime në Spotify. / KultPlus.com

Të ngjajshme