Dua Lipa i tregoi botës Shqipërinë autoktone, futbollisti Lorik Cana i bën koment “epik”

20 Korrik, 2020 - 8:31 pm

Këngëtarja shqiptare nga Kosova, përpos të gjithave, asnjëherë nuk harron rrënjët e saj.

Këtë herë ajo ka publikuar një foto të hartës së Shqipërisë natyrore, bashkë me figurën e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, e njohur ndryshe edhe me si flamuri i “Autochthonous”.

“Autokton- mbiemër (për banorët e një vendi) vendas dhe jo të ardhur nga emigrimi apo kolonitë,” shkroi Dua.

Komentet përbri fotos kanë qenë të shumta, ku nuk munguan edhe personazhe të njohur shqiptar, si moderatorja Albana Osmani apo futbollisti Lorik Cana. Ky i fundit, i njohur edhe si një patriot i flaktë ka shkruar: “O Tokë Tonë .” /KultPlus.com

Të ngjajshme