Dua Lipa me mesazh emocionues pas përmbylljes së Sunny Hill Festival

4 Gusht, 2025 - 7:19 pm

Mbrëmë është përmbyllur edicioni i sivjetëm i festivalit të shumëpritur Sunny Hill Festival, përcjell KultPlus.

Këngëtarja Dua Lipa, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka falënderuar të gjithë ata që e bënë të mundur realizimin e këtij festivali.

Në vijim, KultPlus ua sjell postimin e Dua Lipës:

Çfarë mënyre magjike për të mbyllur edicionin e këtij viti të Sunny Hill Festival! Jam e mbushur me mirënjohje dhe dashuri për familjen time të mrekullueshme dhe ekipet e jashtëzakonshme që dhanë shpirtin për ta kthyer këtë përvojë të paharrueshme në realitet.

Për të gjithë artistët e mrekullueshëm, ekipet e tyre dhe miqtë tanë të dashur – faleminderit që ishit aty, që ndatë energjinë tuaj dhe që e ndriçuat çdo çast bashkë me ne. Ju e bëtë Prishtinën të shkëlqejë edhe më shumë.

Dhe për fansat tanë të mrekullueshëm – WOW WOW WOW! Ju sollët dashurinë, gëzimin, shpirtin. Vallëzuat, kënduat, festuat me ne dhe e bëtë këtë edicion të festivalit vërtet të paharrueshëm.

Nga zemra, ju falënderojmë. Ju duam pafundësisht. Deri vitin tjetër… ❤️❤️❤️❤️

#SunnyHillPërgjithmonë./KultPlus.com

Të ngjajshme