Dua Lipa në tryezën e ushqimeve tradicionale shqiptare

7 Dhjetor, 2020 - 2:18 pm

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, është rikthyer në tryezën e vendit të saj, shkruan KultPlus.

Lipa ka shpërndarë storje të instagramit teksa ishte duke ngrënë drekë me ushqime tradicionale shqiptare.

Ajo ishte e pranishme në restorantin e njohur shqiptar “Çka ka qëllu” në Nju Jork bashkë me të dashurin e saj.

Qebapat, ajvari, specat me ajkë, mantiat dhe flijat ishin pjesë e tryezës së katërshes.

I dashuri i yllit shqiptar, qebapat kosovar i quajti “ushqimi kampion i shqiptarëve”.

Restoranti shqiptar “Çka ka qëllu”, edhe pse ndodhet në një territor ku dominojnë kuzhina dhe restorantet italiane, megjithatë ka arritur të tërheqë vëmendjen e njujorkezëve dhe të dallohet për veçantinë dhe specialitetet që ofron. Në të kaluarën Dua Lipa e kishte vizituar këtë lokacion bashkë me familjen e saj, Dukagjinin, Anesën, Rinën dhe Gjinin. / KultPlus.com

Të ngjajshme