Dua Lipa pranon Pullën Postare me figurën e saj: Do të vazhdoj të bëj edhe më shumë që vendi ynë të ngritet sa më lart

6 Gusht, 2022 - 3:53 pm

Sot, Kosovës i është shtuar edhe një pullë postare pasi Posta e Kosovës ka promovuar Pullën Postare ‘Dua Lipa’ në nderim të këngëtares kosovare me famë botërore, e cila këtë kohë po qëndron në Kosovë dhe po mban festivalin ‘Sunny Hill Festival’, përcjell KultPlus.

Dorëzimin e kësaj pulle e bëri ushtruesa e detyrës së Kryeshefes Ekzekutive të Postës së Kosovës, Fakete Kadiu e cila shprehet e lumtur për promovimin e kësaj pulle, duke e cilësuar të merituar edhe nderimin me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës.

“Dua është një këngëtare që në të gjitha anët e globit ka fansa të shumtë. Përmes përfomancave të shkëlqyera, talentit të saj, ka arritur të jetë një këngëtare me milionë fansa, po përmes përfomancave të saj, ajo e lartëson edhe Kosovën”, u shpreh Kadiu.

Ndërkaq në pranimin e kësaj pulle ishte e pranishme vetë protagonistja, Dua Lipa, e cila shprehet e lumtur për këtë nderim që i është bërë.

 “Do të vazhdoj të bëj edhe më shumë që vendi ynë të ngritet sa më lart’, ka thënë mes emocionesh Lipa./ KultPlus.com

Të ngjajshme