Duhet të ishte përgjigja kineze ndaj Chat GPT, prezantimi dështon bujshëm

21 Mars, 2023 - 1:30 pm

Teknologjia e inteligjencës artificiale po përparon në mënyrë të jashtëzakonshme dy vitet e fundit, dhe nuk ka më asnjëri që të paktën nuk ka dëgjuar termin Chat GPT.

Por programi i lançuar në nëntorin e vitit 2022 nga kompania Open AI, e financuar nga disa nga biznesmenët më të njohur në planet, po sheh edhe kundërshtarë nga e gjithë bota, kryesisht nga vendet aziatike. Kina mban normalisht titullin e vendit me më shumë imitacione të produkteve të suksesshme perëndimore, por mesa duket për sa i përket Chat GPT duket sikur po dështon.

Këtë javë ishte parashikuar prezantimi i aplikacionit Ernie, i ngjashëm me Chat GPT, por gjerat nuk shkuan ashtu siç duhej.

Aplikacioni i shoqërisë kineze Baidu duhet të performonte live për të treguar aftësitë e saj analitike në gjuhën kineze, duke përmbledhur përshembull  një libër fantastik-shkencor, por në momentin e fundit administratori Robin Li tregoi se performanca ishte në fakt e regjistruar, zyrtarisht ”për të fituar kohë”.

Kjo ishte një lëvizje e gabuar nga Baidu, që ra në bursë me 10% në pak orë, duke ulur në minimum mundësinë që të përfaqësojë një alternativë të besueshme ndaj Chat GPT./A2/KultPlus.com

Të ngjajshme