Dumoshi: Do t’i përmirësoj kushtet që të zhvillohen sportistët tanë

8 Shkurt, 2020 - 10:35 pm

Distria Krasniqi ka arritur ta fitojë medaljen e artë në GrandSlamin e Parisit.

Pas këtij lajmi ka reaguar Vlora Dumoshi, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila ka premtuar se do të punoj për të përmirësuar kushtet dhe infrastrukturën për sportistët.

Ajo ka thënë se “sukseset e sotshëm të Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës, janë dëshmi se shteti ynë po rritet dhe Kosova tashmë ka zënë vend meritor në hartën e sportit ndërkombëtar”.

“Sportistët tanë po i japin çdo ditë e më shumë nder dhe vlerësim ndërkombëtar vendit tonë, duke u bërë zëri më pozitiv i Kosovës dhe shembull frymëzues për rininë tonë.

Si ministre, jam e përkushtuar që të punoj për të përmirësuar kushtet dhe infrastrukturën që sportistët tanë të mund të zhvillohen sa më mirë”, ka shkruar ajo. /KultPlus.com

Të ngjajshme