Dumoshi takoi boksierin Haxhi Krasniqi: Kosova është krenare me sportistë si ju

15 Tetor, 2020 - 11:19 am

Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka pritur në takim kampionin e botës, boksierin kosovar, Haxhi Krasniqin.

Dumoshi uroi Krasniqin  për titullin e fituar, duke u shprehur se Kosova është krenare me sportistë si ai.

Krasniqi në fundjavë e fitoi titullin e përkohshëm të botës në peshën gjysmë të rëndë në boks në versionin ËBA dhe titullin IBO.

Boksieri kosovar është pritur edhe nga presidenti Hashim Thaçi i cili edhe e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave.

 Krasniqi është pritur edhe nga kryeministri Avdullah Hoti. / EO / KultPlus.com

Të ngjajshme