13 Mars, 2025 - 6:59 pm
Dy vite më parë, ka vdekur në moshën 88-vjeçare fituesi progresist dhe jo-konformist i çmimit Nobel për Letërsinë Kenzaburo Oe.
Oe u nderua me Çmimin Nobel në Letërsi në 1994 dhe e përdori famën e tij për të denoncuar si armët bërthamore ashtu edhe fuqinë bërthamore.
Nobelisti i madh lindi më 31 janar 1935. Ai ishte një shkrimtar, i cili konsiderohet si një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë moderne japoneze, japonezi i dytë pas Yasunari Kaëabata-s, që u nderua me Çmimin Nobel për Letërsinë.
Ai studioi Letërsi Franceze në Universitetin e Tokios, fitoi çmimin e tij të parë letrar, çmimin e famshëm “Akutagawa” për një tregim të shkurtër, “Violonçel”, në moshën njëzet e tre vjeçare./KultPlus.com