E konfirmuar: Ministria e Financave s’do t’i japë pagë kujtdo që proteston, qoftë për 1 orë

25 Gusht, 2022 - 1:09 pm

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se në rast se do të ketë greva në sektorin publik, atëherë çdo grevisti do t’i ndalet paga çoftë edhe për një orë grevë.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Enis Spahiu, i cili tha se kjo po bëhet duke respektuar nenin 18, pikën 1.

“Kemi garantuar të drejtën e grevës por që kemi njoftuar që duhet zbatuar edhe dispozita ligjore që kërkon pezullimin e kontratës së punës. Neni 18, paragrafi 1 është i qartë. Neni 18, pika 1: Gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet që rrjedhin nga Kontrata e Punës, duke përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar”, thuhet në përgjigjen e Spahiut, njofton Klankosova.tv.

Në lidhje me këtë, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ka thënë se situata mund të përkeqësohet nëse veprohet në këtë mënyrë. / KultPlus.com

Të ngjajshme