Edhe 2 ditë mbyllet afati për aplikim për bursa të plota në Shkenca Kompjuterike dhe punësim të garantuar nga Kolegji Universum

18 Gusht, 2021 - 2:22 pm

Edhe dy ditë kanë mbetur për aplikim për 30 BURSA të plota për maturantë nga Kolegji Universum në bashkëpunim me kompanitë partnere të teknologjisë informative në kuadër të bashkëpunimit për ndërlidhje të Akademisë dhe Industrisë.

Bursat ofrohen për 3 vite studimi në Programin Shkenca Kompjuterike në Kolegjin Universum. Studentët do të angazhohen në punë praktike gjatë studimeve dhe do ta kenë punësimin e garantuar pas diplomimit. Kjo u mundëson studentëve të marrin diplomë akademike dhe përvojë profesionale gjë që po iu mundëson studentëve kyçjen më të lehtë në tregun e punës.

Të gjithë maturantët e Republikës së Kosovës kanë mundësi të aplikojnë të bëhen pjesë e garës për bursa studimi dhe punësim të garantuar nga Kolegji Universum dhe kompanitë partnere. APLIKO në këtë link: https://cutt.ly/mQiq7ej

Studimet Duale sipas konceptit Gjerman të financimit te studimeve nga kompanitë, studentët përfitojnë:

1. Financim 100% i studimeve për tri vite të studimit;

2.Punë Praktike nga viti i parë, 20 orë në javë;

3.Punësim i Garantuar pas diplomimit.

Puna praktike do të ofrohet në këto pozita: Web Developer, Programmer Analyst, Software Developer, Frontend Developer, Backend Developer, DevOps, Mobile App Developer, QA Tester.

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM 20 GUSHT 2021!

Fito BURSË për 3 vite studimi dhe fillo karrierën që nga viti i parë i studimeve. APLIKO në këtë link: https://cutt.ly/mQiq7ej

Kolegji Universum ka disa vite që po përdor këtë sistemi gjerman të arsimit për studentët dhe vazhdimisht kontaktohet nga institucione të ndryshme për të formuar partneritete dhe bashkëpunime profesionale që synojnë të kontribuojnë në ekonominë dhe zhvillimin e sektorëve në Kosovë.

Kolegji Universum është kolegji më inovativ në Kosovë, i renditur në Top 1000 shkollat më të mira të biznesit në botë nga Agjencia Eduniversal. Institucion lider i ndërkombëtarizimit, i vetmi institucion nga Kosova që ka arritur numrin më të madh të marrëveshjeve të financuara nga Komisioni Evropian. Mëso më shumë www.universum-ks.org

Për më shumë informata rreth bursave dhe studimeve duale kontakto [email protected] apo +383 44 144 062 ose na ndiqni në facebook apo instagram.

Të ngjajshme