Edhe lule, edhe orgazmë

6 Mars, 2021 - 11:06 pm

Revista ‘Shota’ në faqen zyrtare në Facebook, ka publiuar një shkrim që ka të bëjë me dëshirën seksuale të gruas në një ambient patriarkat, përcjell KultPlus.

‘Dëshira seksuale është parë kahera nëpërmjet gjyzlykëve patriarkalë, si dëshirë ose nevojë e burrit. Presioni patriarkal u ka imponuar grave një detyrë të paqenë dhe po aq të padrejtë: shuarjen e etjes seksuale te burrat deri në vetëmohim.

Gruaja nuk është as objekt dhe as skllave seksi, e gjindshme sa herë që burri dëshiron të ejakulohet.

Gruaja është qenie njerëzore, e lirë, e pavarur dhe gjithashtu e pajisur me instinkt seksual, që meriton dashuri, respekt dhe përkujdesje.

Orgazma nuk është tagër i burrit por shprehi e çlirimit të kënaqësisë seksuale qoftë në ndërveprim të përbashkët, gjatë aktit hetero ose homoseksual, qoftë gjatë masturbimit, si angazhim i mëvetësishëm.

Kërkojmë të drejta, por edhe njohje dhe përmbushje të kënaqësisë femërore. Kënaqësia është një e drejtë, jo turp!’, thuhet në shkrim. / KultPlus.com

Të ngjajshme