Edicioni i 10-të i Festivalit të Arkitekturës në Kosovë fillon javën e ardhshme

1 Korrik, 2022 - 4:30 pm

Javën e ardhshme fillon edicioni i 10-të i Festivalit të Arkitekturës në Kosovë, ngjarjes më të madhe të arkitekturës në regjionin tonë. 

Këtë vit festivali do organizohet përgjatë javës së parë të Korrikut dhe gjatë muajit Shtator. 

Në programin e muajit Korrik janë paraparë 8 ligjërata publike dhe 3 punëtori, kurse gjatë muajit Shtator 10 ligjërata, 5 punëtori, shfaqje të filmave dokumentar, intervenime urbane dhe një ekspozitë. 

Ligjëruesit e muajit Korrik do jneë: Kristina Knauf dhe Leo Stuckardt nga MVRDV.next; Joni Baboci, Get.Layer; Perparim Rama, Kryetari i Prishtinës, Jan Liesegang, RaumlaborBerlin; Luca Molinari; Andres Lepik Muzeu Gjerman i Arkitekturës; Hussam Dakka AA School; Niko McGlashan, Leventhal Center for Advanced Architecture dhe Eric Robsky Huntley nga Department of Urban Studies and Planning, Massachusetts Institute of Technology. Të gjitha ligjëratat janë të hapura për publikun e gjerë dhe do mbahen në hapësirat e Kino Armatës me datat 7, 8 dhe 9 Korrik duke filluar nga ora 19:00. 

Festivali nuk do ishte i mundur pa mbështetjen e LINA platform dhe Creative Europe; Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, Komunës së Prishtinës, Ambasadës së Amerikës dhe KUSA-s, Leventhal Center for Advanced Urbanism pran MIT dhe Kino Armatës. / KultPlus.com

Të ngjajshme