Edicioni online “Talentet e Sarajevës” 2020 mirëpret 62 pjesëmarrës

27 Korrik, 2020 - 4:58 pm

Edicioni 14 i Talenteve të Sarajevës konfirmon entuziazmin si dhe talentin e brezave të rijnë të prodhuesve të filmave nga Europa Juglindore dhe Kaukazi i Jugut. Në programin e këtij viti që do të zhvillohet nga 14 deri me 18 Gusht nën emrin “Fillimet e Reja” u zgjedhën 62 kandidat, shkruan KultPlus.

Këtë vit kandidatët vijnë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Gjeorgjia, Greqia, Hungaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia.

Festivali i Filmit të Sarajevës do të mbahet në një formë të modifikuar për shkak të pandemisë. Talentet e Sarajevës nuk do të zhvillohet si çdo herë në Sarajevë, por në mënyrë elektronike në internet.

Ky zhvillim rreth ndryshimit të formës së mbajtjes së këtij festivali, si pasojë e pandemisë së koronavirusit, është bërë i ditur qysh në prill të këtij viti, në kohën kur dhe ishte hapur thirrja për aplikim në këtë program.

Sidoqoftë kjo nuk dekurajoi 305 regjisorë, skenaristë, producentë, aktorë, operatorë kamerash, redaktorë dhe kritikë të filmit për të aplikuar në “Fillimet e reja”, i cili në të njëjtën kohë u prezentua edhe si një forum për hulumtimin e efekteve pandemike në filmin si art dhe industri.

Këtë vit edicioni i Talenteve të Sarajevës do të përfshijë kandidatë nga 14 prej gjithsej 19 vendeve të Evropës Juglindore dhe Kaukazit Jugor. Më shumë se e treta e kandidatëve vijnë nga Greqia (16), Rumania (10) dhe Kroacia (8).

Programi i Talenteve të Sarajevës do të ketë strukturën e tetë moduleve: Samiti i Drejtorëve, Samiti i Prodhuesve, Studio e Aktrimit, Studio e Kamerave, Studio e Editimit, Pack & Pitch, Script Station, dhe Talent Press.

Që nga edicioni i parë me 2006, në bashkëpunim me Festivalin e Filmit në Sarajevë dhe Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, “Talentet e Sarajevës” ka mbështetur zhvillimin e prodhuesve të rijnë të filmit duke i ndihmuar ata të krijojnë kontakte dhe të shkëmbejnë përvoja me profesionistë të njohur të filmit nga rajoni dhe bota. Talentet e Sarajevës është bërë qendra më e rëndësishme rajonale e filmit për profesionistët e rinj të filmit, përfshirë ata që do të udhëheqin një pjesë të konsiderueshme të ringjalljes së kinematografisë rajonale pas pandemisë. /KultPlus.com

https://www.sff.ba/en/news/11325/talents-sarajevo-2020-welcomes-62-participants-in-online-edition?fbclid=IwAR29wHW7AAOrKdh8at6usz63pC1tfWAftG2vAyK-dhULdcwjaHkn2JJjLBw

Të ngjajshme