Edita Tahiri , një nga 21 gratë e titullit “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”

3 Dhjetor, 2019 - 3:51 pm

KultPlus deri më 12 dhjetor kur edhe është Mbrëmja Gala e çmimeve “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë, do të prezantojë çdo ditë nga një grua që do të merr këtë titull në Tiranë.

Edita Tahiri është një ndër 21 zonjat që do të merr titullin Zonja që bën Shqiptarinë nga Albanian Excellence, shkruan KultPlus.

KultPlus, deri më  12 dhjetor do të prezantojë çdo ditë nga një portret zonje, që do të marrin këto çmime në Gala Mbrëmjen në Tiranë, në Hotel Mak Albanian Hotel. 

Edita Tahiri

Edita Tahiri ka një karrierë të gjatë dhe të shquar politike në Kosovë e jashtë saj. Ishte një nga protagonistët kryesore të ndryshimeve politike në Kosovë dhe rajonin e Evropës Juglindore,një nga themelueset dhe liderët kryesorë të lëvizjes për pavarësinë e KosovësLidhjes Demokratike të Kosovës, në vitet 1991-1999. Ishte Ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës (1991-2000) dhe është e njohur për punën e saj të madhe në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovësdhe çështjes shqiptare. Ishte pjesëmarrëse e delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujes (1999) ku dha një kontribut të jashtëzakonshëm për arritjen e Marrëveshjes së Rambujes, që cila solli intervenimin e NATO-s në Kosovë në 1999 dhe hapi rrugën e pavarësisë së Kosovës.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka mbaruar studimet pasuniversitare në Universitetin e Harvardit, ka doktoruar në shkencat politike në Universitetin e Prishtinës më 2 nëntor 2011.

Me filozofinë e saj politike për liri, demokraci dhe vetëvendosje ajo iu përkushtua qëllimit që të sigurojë që gjenocidi kurrë më nuk do ti ndodh popullit të saj. Përveç funksionit të Ministres së Punëve të Jashtme, ajo mbajti edhe funksione tjera si: Anëtare e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës LDKprej 1991-1998; Sekretare për marrëdhënie me jashtë e LDK-së (1991-1998), Deputete e Kuvendit të Kosovës (1992-2000; 2001-2004), Emisare speciale e Presidentit Rugova, Kryetare e Komisionit për politikë të jashtme e Kuvendit të Kosovës (1998-200) dhe shumë funksione tjera.                                       

Ishte lidere shpirtërore e Forumit të Gruas të LDK-së dhe koordinatore nga Kryesia e LDK-së (1991-1998) dhe shumë përgjegjësi tera përfshirë Themeluese e Qendrës së Kosovës për Studime Ndërkombëtare (1994).

Edita Tahiri në kapacitetin e saj si Ministre e Punëve të Jashtme e një vendi të okupuar dhe shumë pak të njohur siç ishte Kosova, gjatë dhjetë vjetëve të punës së saj, arriti që ta bëjë të njohur çështjen e Kosovës dhe çështjen e pazgjidhur shqiptare në qarqet më të larta botërore si dhe të sigurojë përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare për të drejtën për vetëvendosje dhe Pavarësise./KultPlus.com

???????????????????????????

Të ngjajshme