займ на карту онлайн потребительский кредит

Eklipsi diellor dhe ai hënor do të ndodhin në qershor

5 Qershor, 2020 - 9:03 am

Përkundër të gjitha lajmeve të këqija që lidhen me pandeminë e koronavirusit, përgatituni për disa shfaqje mjaft të mahnitshme që do të ndodhin në qiell!

Ata që do t’i kthejnë sytë kah qielli, brenda më pak se një javë do të mund të shikoni disa spektakle radhazi, nisur prej eklipsit të pjesshëm të hënës “Penumral” që ishte më 5 dhe 6 qershor, e deri te eklipsi diellor “Annular” që do të ndodhë më 21 qershor.

Këtë vit, qytetarët kudo në botë do të jenë në gjendje që të mahnitemi me gjashtë eklipse në total, katër hënore, të cilat do të jenë të pjesshme, dhe dy diellorë, një eklips vjetor më 21 qershor dhe një eklips total më 14 dhjetor.

Një eklips ndodh kur drita e një trupi qiellor pengohet nga një trup tjetër, pasi trupi e hedh një hije në trupin e tretë.

Kur bllokohet drita e diellit nga hëna, ne vërejmë një eklips diellor në tokë, dhe kur toka është rreshtuar mes diellit dhe hënës, ajo hedh një hije në hënë, dhe ne jemi dëshmitarë të një eklipsi hënor.

Rreth 35 për qind e të gjitha eklipseve hënore janë penumrale, 30 për qind të pjesshme dhe 35 për qind janë të plota. Ato mund të vëzhgohen me sy në mënyrë të sigurt, kështu që ata janë një trajtim për adhuruesit e qiellit!

Eklipsi hënor penumral ndodh kur hëna shtrihet në hijen e sipërme ose në hijen e jashtme të tokës, dhe mund të jetë mjaft delikate.

E ky eklips është parë më qartë nga Azia, Evropa, Antarktida, Afrika, Australia dhe jugperëndimi i Amerikës së Jugut. Ka filluar më 5 qershor në orën 17:45:51, arriti kulmin në 19:24:55, ndërsa përfundoi në 19:24:55.

Eklipset diellore mund të jenë të katër llojeve, të plota, të pjesshme, rrethore dhe hibride.

NASA ka shpjeguar se ato ndodhin një herë në 18 muaj dhe ofrojnë një mundësi të përsosur për ta studiuar kurorën e Diellit, që është shtresa e saj e lartë.

Më 21 qershor, hëna do të rreshtohet në mënyrë të përkryer midis diellit dhe tokës për eklipsin diellor rrethor dhe unaza e jashtme e diellit do të mbetet e dukshme, në atë që njihet si “unaza e zjarrit”.

Eklipsi i plotë diellor do të jetë i dukshëm nga pjesa e Afrikës dhe pamje të pjesshme do të ketë në Evropën Juglindore, teksa do të shihet më së miri nga Azia, Afrika, Veriu në Australi, Oqeanet Paqësore dhe Oqeani Indian.

Eklipsi do të arrijë kulmin në orën 12:10 të mëngjesit dhe do të zgjasë 3 orë e 18 minuta.

Këto ngjarje duhet të mbeten kujtime të veçanta, kështu që mos harroni t’i mbroni sytë tuaj. /AFP / KultPlus.com

Të ngjajshme