Ekpozitë fotografike në Galerinë e Artit, në Shkodër

10 Shkurt, 2023 - 11:53 am

Ekspozita “Italiae-Nga Alinarët tek mjeshtërit e fotografisë bashkëkohore”, udhëton drejt qytetit të artit e kulturës, Shkodrës. Ekspozita çelet sot në Galerinë e Arteve Shkodër.

“Italiae…” është një galeri portretesh dhe kujtimesh të një shekulli e gjysmë historie, nga fotografitë e arkivave Alinari tek mjeshtrit e mëdhenj të fotografisë së Nëntëqindës, nën kujdesin e Rita Scartoni dhe Luca Criscenti, iniciativë e Ministrisë Punëve të Jashtme Italiane, promovuar nga Fondazione Alinari per la Fotografia.

Ekspozita rrëfen përmes, 110 fotografive të 75 autorëve, magjinë dhe diversitetin e Italisë, të peizazheve e forcës krijuese të njerëzve.

Ekspozita është e ndarë në tre seksione, peizazhe, vepra dhe portrete, secila në gjendje të përbëjë në vetvete një rrugëtim ideal historik, artistik dhe dokumentar të mënyrave dhe zhanreve të fotografisë: një artikulim në të njëjtën kohë i thjeshtë, me ndikim të madh dhe fuqi të menjëhershme komunikuese, por edhe kompleks, aq sa është në gjendje të ndriçojë skenarë tejet të ndryshëm për nga origjina dhe toni.

Ekspozita “Italiae…” mund të vizitohet deri në datën 28 shkurt në Galerinë e Arteve të Shkodrës./atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme