Ekspertët: Ndotja e ajrit sjell më shumë vdekje nga koronavirusi

17 Mars, 2020 - 3:30 pm

Disa ekspertë kanë paralajmëruar se dëmtimi i shëndetit të njerëzve nga ndotja e ajrit pritet ta rrisë shkallën e vdekshmërisë nga koronavirusi.

Dihet që ajri i ndotur shkakton dëmtim të mushkërive dhe të zemrës dhe është shkaktar i së paku tetë milionë vdekjeve të hershme për çdo vit. Ky dëmtim i shëndetit nënkupton që infeksionet e organeve të frymëmarrjes, ku përfshihet edhe koronavirusi, mund të kenë ndikim më të madh te banorët e qyteteve dhe te personat që janë të ekspozuar ndaj tymit helmues.

Megjithatë, niveli i ndotjes së ajrit në Kinë dhe Itali, që janë ndër vendet më të goditura, për fat të mirë ka rënë kohëve të fundit, kryesisht për shkak të kufizimit të lëvizjeve dhe ndërprerjes së punës në fabrika ndotëse.

Një ekspert amerikanë ka thënë se numri i viktimave në Kinë do të mund të ishte shumë më i vogël, nëse cilësia e ajrit në këtë shtet do të ishte më e mirë, shkruan “The Guardian”. /KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme