Ekspertët në ShBA: Vetëm maska pambuku, jo ato sintetike

10 Mars, 2021 - 11:59 am

Shkencëtari, Christopher Zangmeister, pranë Institutit Kombëtar Amerikan të Standarteve dhe Teknologjisë, thotë: “studimi më i fundit na bind se maskat me përbërje pambuku vlejnë më shumë se maskat e tjera”.

Këto maska thithin sasi më të vogla uji gjatë frymëmarrjes së një personi, duke krijuar një mjedis të lagësht brenda maskës. Nëse grimca të vogla, mikroskopike kalojnë përmes maskës, ato absorbojnë një pjesë të lagështisë dhe rriten, duke bërë që të qëndrojnë më gjatë në maskë. Ndërsa maskat e tjera sintetike, nuk e duan ujin dhe nuk absorbojnë asnjë grimcë, duke bërë që ato të mos kenë asnjë filtrim dhe rrjedhimisht i fusim në organizëm gjatë frymëmarrjes.

Pjesë e studimit ishin maskat prej pambuku të cilat konsiderohen 35% më efikase, njëkohësisht zgjedhje më e mirë. Pastaj ishin edhe maskat me përbërje sintetike, poliestre, najloni dhe me pëlhurë me fije artificiale përkundër maskave me një efekt mbrojtës më të dalluar janë maskat e njohura si N95 që mundësojnë filtrim më të sigurt për qytetarët. / KultPlus.com

Të ngjajshme