Eksperti Dr. González mban ligjëratë për studentët e Kolegjit Universum

6 Maj, 2021 - 5:48 pm

Në kuadër të lëndës Business Intelligence me 27 Maj, ora 17:00 studentët e Kolegjit Universum do të ndjekin ligjëratë me Dr. Irlan Grangel-González.

Dr. Irlan Grangel-González, është Inxhinier Kërkimi në Korporaten Bosch me interes në Knowledge Graph, Inteligjencë Artificiale dhe Shkencën e të Dhënave. Ai është doktor i shkencave kompjuterike në Universitetin e Bonit, Gjermani.

Studentët e Kolegjit Universum do të kenë mundësinë të mësojnë të fundit nga bota e inteligjences biznesore dhe të bashkëbisedojnë direkt me Prof. Gonzalez.

Eventi do të jetë i hapur për të gjithë studentët e Kolegjit Universum.

Kolegji Universum është kolegji më inovativ në Kosovë, i renditur në Top 1000 shkollat më të mira të biznesit në botë nga Agjencia Eduniversal. Institucion lider i ndërkombëtarizimit, i vetmi institucion nga Kosova që ka arritur numrin më të madh të marrëveshjeve të financuara nga Komisioni Evropian. Mëso më shumë www.universum-ks.org

Për më shumë informata kontakto [email protected] apo +383 44 144 062 ose na ndiqni në facebook apo instagram.

(Shkrim i sponsorisuar nga Universum)

Të ngjajshme