Ekspozitë në 100-vjetorin e lindjes së Italo Calvino-s

18 Tetor, 2023 - 5:26 pm

“Përsosmëri italiane-Ilustrime për Italo Calvino”, është ekspozita dedikuar 100-vjetorit të lindjes së Italo Calvino-s, një prej autorëve të rëndësishëm të letërsisë italiane.

Ilustrues nga vende të ndryshme të botës kanë sjellë një rrëfim të veprës së Calvino-s, përmes gjuhës së imazhit.

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ftoi adhuruesit e librit dhe artit pamor të bëhen pjesë e këtij udhëtimi, në botën e bukur të letërsisë. Ekspozita e cila mbështetet nga Ambasada Italiane në Tiranë, QKLL dhe Instituti Italian i Kulturës, mund të vizitohet çdo ditë nga ora 8.00-17.00 në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Italo Calvino ishte një shkrimtar e intelektual me angazhim të madh politik, civil dhe kulturor. Ai ishte një nga tregimtarët më të rëndësishëm italianë të gjysmës së dytë të shekullit XX, që ndoqi shumë prej prirjeve kryesore letrare të kohës, nga neorealizmi në postmodernizëm, por duke mbajtur gjithmonë një distancë prej tyre dhe duke kryer një rrugë kërkimi personale dhe koherente.

Nga fillimi i karrierës së tij deri në vdekjen e tij, Calvino shkroi rreth dyqind tregime./KultPlus.com

Të ngjajshme