Ekspozohet Flaka Olimpike në Tokio

24 Gusht, 2020 - 5:40 pm

Flaka Olimpike do të ekspozohet së shpejti në Tokio, njoftuan organizatorët e Lojërave Olimpike, pesë muaj pas shtyrjes së tyre për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Flaka, e ndezur në Greqi dhe më pas mbërritur në Japoni në muajin mars, do të prezantohet nga 1 shtatori deri më 1 nëntor në Muzeun Olimpik të Tokios, sipas një komunikate të organizatorëve.

Ajo u tregua shkurtimisht për publikun në rajonin e Fukushimas, pas nisjes së pishtarit, që do të përshkojë të gjitha rajonet e arkipelagut para fillimit të Lojërave Olimpike, që do të zhvilloheshin fillimisht këtë verë.

Ekzpozita ishte anuluar pas shtyrjes historike të Lojërave Olimpike me një vit, vendosur më 24 mars. 

Të ngjajshme