Elina Duni pushton ballinën e ‘Jazz’n’more Magazine’

13 Janar, 2021 - 7:11 pm

Këngëtarja shqiptare Elina Duni ka zënë vend në ballinën e ‘Jazz’n’more Magazine’, shkruan KultPlus.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në Instagram ku ajo dhe ka postuar fotografinë e ballinës së kësaj magazine.

Duni në nëntor të këtij viti ka publikuar albumin e saj ‘Lost Ships’, dedikuar të gjithë emigrantëve.

Në vitin 1991 Elina u largua në Zvicër së bashku me mamanë e saj, shkrimtaren Besa Myftiu.

“De Saussure” ishte shkolla artistike ku Duni zbuloi jazz-in dhe e gjeti veten në këtë rrymë muzikore./KultPlus.com

Të ngjajshme