Eliza Hoxha: Ikonë e muzikës e stilit dhe inspirim do mbetesh gjithmonë Violeta Rexhepagiqi

16 Prill, 2020 - 5:59 pm

Ka ndërruar jetë këngëtarja, gazetarja dhe kompozitorja e njohur Violeta Rexhepagiqi.

Këngëtarja Eliza Hoxha përmes një postimi në rrjetin social Facebook,  i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të saj.

Hoxha e ka quajtur Rexhepagiqin si “ikonë të stilit”.

“Ajo jetoi si deshi. Këndoi për atë çfarë besoi dhe i pëlqeu dhe me dukjen e prezencën e saj na tregoi që liria nis me ty por duhet të jesh e sinqertë dhe e vërtetë me veten dhe atë se çfarë synon të jesh”.

“Ikonë e muzikës e stilit dhe inspirim do mbetesh gjithmonë Violeta Rexhepagiqi. Ngushëllime familjes, miqëve dhe kolegëve! U prehtë në paqe”, ka thënë Hoxha.

Të ngjajshme