Elizabeth II: Media tradicionale rol të paçmueshëm

6 Tetor, 2020 - 12:30 pm

   

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II vlerësoi median tradicional për shërbimin e saj gjatë pandemisë.

Në një letër për Shoqatën e Medieve, që përfaqëson të gjithë gazetat kryesore lokale dhe kombëtare në Britaninë e Madhe, sovrania nënvizoi se si “pandemia e Covid-19 demonstroi edhe një herë rolin e rëndësishëm të shërbimit publik që media luan në të dyja nivelet, në shkallë kombëtare dhe në nivel lokal”.

“Përpjekjet e medias në mbështetjen e komuniteteve në të gjithë Britaninë e Madhe gjatë pandemisë ishin të paçmueshme”, shtoi ajo.

Ndërhyrja e mbretëreshës përkoi me fillimin e fushatës ”Journalism Matters”, e konceptuar për të kërkuar mbështetjen e publikut dhe qeverisë drejt medias tradicionale./ Konica.al/ KultPlus.com

Të ngjajshme