Elton e mbron miqësinë e Ellen me presidentin Bush

13 Tetor, 2019 - 11:50 pm

Elton John po i del në krahë komedianes Ellen DeGeneres.

Gjatë një interviste për NPR, këngëtari e ka mbrojtur vendimin e prezantueses për të qëndruar në shoqëri me presidentin George W. Bush.

“E admiroj Ellen për qëndrueshmërinë dhe për atë që e ka thënë. George Bush ka bërë shumë gabime. Unë kam bërë shumë gabime. Ellen DeGeneres ka bërë shumë gabime. Njerëzit duhet të bëhen bashkë.. duket t’i respektojnë pikëpamjet e të tjerëve, përveç në rastet kur është herezi, dhe mendoj që George Bush nuk është një tip i tillë”, deklaroi ai.

Ellen është përballur me reagime të ndryshme pasi ka bërë një deklaratë të gjatë në lidhke me miqësinë e saj me ish-politikanin, duke thënë: “Jam mike me shume njerëz që nuk ndajnë të njëjtat mendime si unë. Të gjithë jemi ndryshe dhe mendoj se e kemi harruar që kjo gjë është OK që jemi ndryshe… Vetëm pse unë nuk pajtohem me dike në gjithçka, nuk do të thotë se nuk do të jem mike me ta”. KultPlus.com

Të ngjajshme