Emra që e lartësuan figurën e gruas shqiptare

8 Mars, 2024 - 1:30 pm

8 Marsi shërben si një kujtesë për odisenë që gratë kanë përshkuar për të fituar të drejtat e tyre civile.

Votimi, kushtet më të mira të punës dhe rritja e pagave në kuadër të përmbushjes së pikësynimit të arritjes së barazisë gjinore, janë fryte të sakrificave shekullore dhe të përpjekjeve të grave për një jetë më dinjitoze.

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) sjell në vëmendje një kast emrash që e kanë lartësuar figurën e gruas shqiptare, sikurse janë: shkrimtarja Elena Gjika, veprimtaret për arsimimin e vajzave, Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi, luftëtarja Shote Galica, botuesja dhe qëndistarja e flamurit, Marigo Pozio, shenjtja shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu, gazetarja Ikbale Çika, intelektualet Musine Kokalari dhe Sabiha Kasimati. Rrugëtimi i tyre ka qenë i gjatë dhe i mundimshëm, por domethënës, i ndërmarrë edhe në emër të gjeneratave të vajzave që do të pasonin./ atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme