Esad Mekuli dhe poezia që nuk vdes kurrë

6 Shtator, 2025 - 9:40 am

Esad Mekuli (1916 – 1993) mbetet një nga gurët themeltarë të letërsisë shqipe moderne dhe zëri i fuqishëm i një brezi që kërkonte dritë në kohë të vështira. Ai nuk ishte vetëm poet, por edhe vizionar, kritik, përkthyes dhe themelues i revistës Jeta e Re, e cila u bë strehë dhe frymëzim për shumë shkrimtarë shqiptarë në Kosovë.

Në vargjet e tij pulsonte dhimbja dhe krenaria, plagët e popullit dhe ëndrra për liri, duke i dhënë fjalës poetike një forcë të veçantë që nuk shuhet me kohën. Mekuli mbetet një zë i ndërgjegjes kombëtare, një poet që e ktheu fjalën në armë dhe artin në kujtesë kolektive.

Sot, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, kujtohet si njeriu që i dha shpirt kulturës sonë dhe mbetet i pavdekshëm në historinë e letërsisë shqipe./KultPlus.com

Të ngjajshme