‘European gulag’ vjen në Shkodër, ekspozita për 800 kampet dhe 1.5 milionë të burgosurit

22 Shkurt, 2023 - 11:15 pm

Pasi është shfaqur thuajse në të gjitha vendet e Evropës, ekspozita “European Gulag” është ndalur për herë të parë edhe në Shqipëri,  në Shkodër, duke na treguar historinë e harruar të rrjetit të kampeve të stilit sovjetik që u ndërtuan në Europën Lindore e Qëndrore  pas Luftës së Dytë Botërore.

Janë rreth 800 kampe ku vuajtën më shumë se 1.5 milionë të burgosur.

Jo vetëm me numrin e të persekutuarve por edhe për trajtimet mizore  të të burgosurve dhe torturave, Shqipëria renditet e para në Europë.

Edhe drejtuesit e përzgjedhur për 44 burgjet “Gulage”  në vendin tonë janë një histori ndryshe.

Ekspozita u çel në kuadër të “Ditëve të Kujtesës”./ KultPlus.com

Të ngjajshme