Evropa 2025, zbulimet arkeologjike të Ulpianës në pullë postare

9 Maj, 2025 - 3:10 pm

Filatelia e Postës së Kosovës ka vënë në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare nga tema Evropa të titulluar “Zbulimet kombëtare arkeologjike – Ulpiana 2023”.

Ky emision i pullave postare prezanton një nga zbulimet më të rëndësishme arkeologjike në Kosovë, në parkun arkeologjik të Ulpianës.

Motivet e pullave postare mbartin imazhe kushtuar themelimit të Iustiniana secunda (Justinianës së dytë), e përshkruar si një urbs Dardaniae nga perandori Justinian dhe gruaja e tij Theodora (535-545 AD), si dhe të zogut houbara bustard (outis), një zog shtegtar, në dyshemenë mozaik të bazilikës episkopale të Iustiniana secunda (535-545 AD), zbuluar nga A. Hajdari, C.J. Goddard dhe M. Berisha.

Ndërkaq, blloku filatelik paraqet “Representation of a houbara bustard (outis), a migratory bird”, pranë një shatërvani në dyshemenë mozaik të bazilikës episkopale të Iustiniana secunda (535-545 AD), zbuluar nga A. Hajdari, C.J. Goddard dhe M. Berisha.

Realizimi i emisionit të pullave postare është mundësuar me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërkaq pamjet e këtij emisioni janë siguruar nga vet zbuluesit, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional me Institutin Arkeologjik të Kosovës, Universitetin e Prishtinës dhe ENS.

Emisioni i pullave postare përbëhet nga dy pulla postare, blloku filatelik dhe Zarfi i Ditës së Parë (ZDP), ndërkaq në qarkullim postar do të jetë deri në konsumimin e saj të plotë.

Të ngjajshme