F1 realizon pit-stopin e parë në botë mbi një urë

12 Nëntor, 2020 - 7:55 pm

Faza e fundit e filmit promovues në Stamboll u zhvillua në Urën e Dëshmorëve të 15 Korrikut dhe në të paraqiten dy pilotë të Formula 1, Alexander Albon nga Red Bull Racing dhe Pierre Gasly nga AlphaTauri.

Pilotët po ashtu realizuan pit-stopin e parë ndërkontinental në botë mbi urë.

Videoja promovuese ka për qëllim të arrijë deri te qindra miliona shikues në gjithë botën dhe përmban lokacione simbolike të Stambollit, duke përfshirë xhaminë ”Sulltanahmet”, Urën e Gallatës, Tunelin e Euroazisë, Kullën e Vajzës dhe Urën e Dëshmorëve të 15 Korrikut.

Çmimi i Madh i Turqisë do të mbahet më 15 nëntor në pistën ”Intercity Istanbul Park”, në  anën aziatike të Stambollit./atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme