Fari i Aleksandrisë, godina më mbresëlënëse e botës së lashtë

5 Tetor, 2022 - 11:16 pm

Qyteti i vogël egjiptian Rakatis në Aleksandrinë e sotme, ekzistonte në vitin 1900 Para Krishtit. Vendndodhja e tij buzë Mesdheut ishte e përsosur. Qyteti ishte i mbrojtur nga dallgët e mëdha dhe deti i furishëm pranë ishullit të Farit, si dhe një brez ishujsh më të vegjël koralorë.

Rakotis furnizohej me ujëra të ëmbël si nga liqeni Mariut ashtu edhe nga lumi Nil. Qyteti kishte shërbyer prej kohësh si një linjë e transportit detar, dhe furnizonte me mallra ishullin e Farit. Sipas Homerit, shkrimtarit të famshëm helen, porti pranë ishullit të Farit ka ekzistuar qënë lashtësi.

Ai e përshkroi këtë ishull në veprën e tij letrare klasike, Odiseu, ku Menelau mbeti i bllokuar në ishullin e Farit gjatë kthimit nga Lufta e Trojës. Porti i vjetër ekziston ende sot, por fatkeqësisht në fund të detit në anën veriore të Ras El–Tin.

Qyteti ishte një qendër e qytetërimit të lashtë, pasi kontrollonte tregtinë midis Egjiptit dhe pjesës tjetër të Mesdheut. Pozicioni i saj ishte i përsosur, si një pikë kalimi jetike për tregtarët në rrugët e tyre detare midis Azisë dhe Evropës. Egjipti ishte një prodhues i madh i drithërave në botën e lashtë dhe mesjetare. Edhe pambuku ishte pothuajse po aq i rëndësishëm.

Pasuritë dhe pozicioni strategjik tërhoqën vëmendjen e Aleksandrit të Madh, kur në vitin 332 Para Erës Sonë sulmoi bregdetin egjiptian, në periferi së qytetit të sotëm të Aleksandrisë. Ai mbërriti atje pasi pushtoi ishullin e Tirit, por pushtimi u vonua papritur.

Për habinë e tij, rrethimi zgjati aq shumë dhe rezistenca e vendase ishte aq e ashpër, saqë dhe ushtria e tij u detyruan të hartonte një strategji të re. Rrethimi zgjati nga janari deri në gushtin e atij viti. Duke qenë se Aleksandri nuk mund ta sulmonte ishullin nga deti, ai ndërtoi një rrugë të gjatë tokësore.

Pas një përgatitje të gjatë dhe një lufte të ashpër, ai e pushtoi më në fund ishullin Tiri dhe nga zemërimi e dogji të gjithin. Ngjashmëritë midis ishullit të Tirit dhe ishullit të Farit janë të habitshme. Pas pushtimit të Egjiptit, Aleksandri nisi të bënte plane të mëdha për qytetin e vogël të Rakotis, që në greqishten e lashtë do të thotë “ndërtim në vazhdim” ose “kantier ndërtimi”.

Ai kishte nevojë për një far, por jo për një far të thjeshtë. Donte një strukturë multi–funksionale, që të garantonte sigurinë në port, dhe t’i jepte mundësinë sundimtarëve të rinj të mbikëqyrnin si duhet qytetin, portin dhe rajonin përreth. Por në të njëjtën kohë, synohej të ndërtohej një ndërtesë që t’i bënte përshtypje gjithë botës së njohur.

Në fillim u ndërtua një port i ri. Më pas vëmendja u përqendrua tek fari, që parashikohej të ishte një strukturë kolosale, e fortë, dhe e aftë t’i bënte ballë sfidave të kohës si dhe tërbimit të detit. Gjatë ndërtimit duhet të kenë dhënë kontributin e tyre inxhinierët e aftë dhe më shumë përvojë të Egjiptit.

Ndërtimi, i urdhëruar nga Ptolemeu I (një nga gjeneralët e Aleksandrit, dhe sundimtari i parë i Egjiptit me origjinë greke) filloi në vitin 290 Para Krishtit, dhe mendohet se ka zgjatur gati 20 vjet. Rrëfimet e lashta janë konfuze dhe kontradiktore. Por nëse do t’i besojmë Strabonit, një gjeograf grek, dhe Plint Plak, historian romak, ata e përshkruajnë atë “të veshur me mermer një të bardhë të mrekullueshëm, dhe përbëhej nga tre struktura bazë:një bazë drejtkëndore, një baza mesore tetëkëndore, dhe pjesa e sipërme cilindrike ku ndodheshin 2 fanarë”.

Brenda strukturës, ishte ndërtuar një bosht i pjerrët, për të ngritur deri lart karburantin e nevojshëm për të mbajtur ndezur zjarrin. Një pasqyrë reflektonte rrezet e diellit gjatë ditës, ndërsa zjarri përdorej natën. Godina përmbante brenda 364 dhoma, me përmasa 2-4 metra katrorë.

Dhomat ishin kishte edhe dritare, që ishin menduar të amortizonin forcën goditëse të errëraveqë përplaseshin me farin, duke zvogëluar kësisoj rrezikun e shembjes së tij. Disa dhoma shërbenin si magazina për vajin që përdorej për zjarrin. Ato ishin të mbuluara me trarë prej druri dhe harqe prej guri.

Galeritë nga ku mund të kundrohej peizazhi ndodheshin në katin e dytë dhe të tretë, ku vizitorët mund të shijonin panoramën nga një lartësi prej 122 metrash. Fari ishte i pajisur me teknologjinë më të mirë të kohës. Në majë të tij u vendosën 2 pasqyra të mëdha që e reflektonin dritën deri më shumë se 56 kilometra larg në det gjatë ditës.

Ka disa teori kontradiktore sesi u prodhuan pasqyrat. Disa flasin për përdorimin e një metali shumë të lëmuar, ndërsa të tjerët këmbëngulin se ishin prodhuar me një xham me bazë argjendi ose guri transparent.Drita e tij e fortë i orientoi anijet për shekuj me radhë, dhe e vendosi qytetin-port në qendër të tregtisë mesdhetare për një kohë shumë të gjatë. Prandaj ishte e drejtë që u shpall si një nga shtatë mrekullitë e botës antike. Por ai nuk i rezistoi të gjitha sfidave që solli koha. Kështu Fari u dëmtua rëndë në tërmetet e viteve 956, 1303 dhe 1323 të Erës Sonë.

Ndërkohë në vitin 1408, Fari u gjymtua dhe një pjesë e tij u shemb buzë vijën bregdetare. Rrënojat e themeleve të tij gjenden ende sot nën ujë. Edhe pse shumica e studiuesve bien dakord se fari u shkatërrua nga 3 tërmetet e fundit, shkrimtari i shekullit X-të Al–Masud është i bindur se bizantinët dërguan një spiun tek Fari

Duke e bindur se nën themele ishte fshehur një thesar i madh, ai nisi të gërmojë atje, duke sjellë edhe shembjen e godinës mitike. Fari i Aleksandrisë pati një ndikim të madh tek arkitektura e minareve arabe, dhe ndikoi shumë në mënyrën e ndërtimit të tyre. Është interesante të theksohet se fjala arabe për minare dhe far është e njëjtë: Al Minarah./ abcnews.al/ KultPlus.com

Të ngjajshme